Numrat dhe fjala “afgan” janë shenjat e vetme të gurëve të varreve të qindra të vdekurve që vdiqën gjatë rrugës derisa po mundoheshin të kalonin kufijtë e Turqisë lindore me Iranin.
Emigrantët afganë që po largohen nga vendi i tyre në kërkim të jetës më të mirë, larg konfliktit dhe mjerimit, kanë rrezikuar jetët e tyre nëpër terrene të rrezikshme dhe mot ekstrem, por shpesh nuk ia kanë dalë t’u mbijetojnë kushteve nëpër maune dhe barka për t’iu shmangur autoriteteve. Turqia ka rrugë jashtëzakonisht të rrezikshme malore dhe fusha të gjera të shkreta. Bota po i druan një vale të re pas rënies së Afganistanit në duar të talebanëve. Zëdhënësi i tyre u ka bërë thirrje imamëve që t’i sigurojnë afganët për sigurinë e tyre nën regjimin brutal. Talebanët kanë akuzuar edhe një herë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për minimin e sundimit të tyre, duke kryer fluturime evakuimi për refugjatët afganë.
Ndërkaq në Logar, krahinë afgane në afërsi të Kabulit, qytetarët po mundohen t’i kthehen normalitetit të ri. Por sfidat ekonomike dhe sociale po vazhdojnë të vështirësojnë jetën e qytetarëve që jetojnë në këtë rrethinë. Zyrat qeveritare, shkollat dhe universitetet vazhdojnë të jenë të mbyllura. Qytetarët e intervistuar thonë se ende nuk e dinë se çfarë do të vendosin talebanët, të cilët gjatë viteve nëntëdhjetë nuk i kishin lejuar vajzat të ndiqnin shkollimin e gratë të dilnin në rrugë nëse nuk shoqëroheshin nga burrat.
-
Rruga e gjatë drejt lirisë për gratë afgane
-
Ikja për një jetë më të mirë, afganët përsëri e gjejnë veten pa rrugëdalje
-
Gra e fëmijë afganë dynden në aeroport, përhapet lajmi i rremë për fluturime në Turqi
-
“Talebanët na i ndaluan të drejtat që na i dha Allahu”
-
Gratë afgane duan të arsimohen, kundërshtojnë vendimin e talebanëve