Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Varhelyi mbështet Mini-Schengenin, por ka një kusht

Foto: Reuters

Komisionari i ri i Zgjerimit i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se iniciativa për krijimin e një “mini-Schengeni” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor është e mirëseardhur, me kusht që të gjithë në rajon të mund të bashkohen në të.

“E mirëpres iniciativën, por sigurohuni që secili i interesuar nga rajoni mund të bashkohet në të në çdo moment”, ka thënë ai, raporton ksp.

Në debatin para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, komisionari i Zgjerimit tha se “çdo bashkëpunim rajonal” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara pranimit në Bashkimin Evropian është “i mirëpritur”.

Varhelyi tha se “mini-Schengeni” do të lehtësonte kalimin e kufijve, do të ndihmonte tregtinë dhe kontaktet midis njerëzve në Ballkanin Perëndimor.

“Mirëpres idenë e një mini-Schengeni, por i vë edhe një kusht: bëjeni atë të arritshëm për të gjithë në Ballkanin Perëndimor”, porositi ai.