Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, është takuar të martën me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në këtë takim është diskutuar për sfidat politike dhe ekonomike të këtij rajoni, ka njoftuar Varhelyi nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Ne patëm një diskutim të gjatë dhe të thellë mbi Ballkanin Perëndimor, sfidat aktuale politike dhe ekonomike dhe si ta sjellim rajonin më shpejt në BE”, ka shkruar ai.
Ky takim është zhvilluar një ditë pas pjesëmarrjes së tij në takimin joformal të së hënës në Tiranë, ku u diskutua se si të përshpejtohet integrimi ekonomik dhe social i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Artikuj të ngjashëm
-
Varhelyi në Tiranë: Diskutuam për përshpejtimin e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor
-
Sarrazin të enjten në Kosovë
-
Lajçaku flet me O’Brien për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor
-
Varhelyi: BE-ja përmes planit për Ballkanin synon zbatimin e ujdive Kosovë-Serbi
-
Kurti takon Sarrazinin: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë