Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vajza e Trumpit s’dëshiron më të jetë këshilltare e tij

Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka

Vajza e Donald Trumpit, Ivanka Trump, nuk do të kthehet për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë pasi që babai i saj mori postin e presidentit të hënën. Në mandatin e parë, Ivanka Trump shërbeu si këshilltare e presidentit, por tash ka vendosur të mos pranojë asnjë post.

Arsyeja kryesore që s'do të kthehem për të shërbyer është se unë tashmë e di koston. Dhe është një çmim që unë s'jam e gatshme t'i bëj fëmijët e mi ta përballojnë. S'do të lejoj kurrë që të ndodhë që në minutën e fundit të largohem nga Shtëpia e Bardhë. Ndihem shumë mirë me këtë vendim”, ka deklaruar ajo ditë më parë në një emision amerikan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi Trump i humbi zgjedhjet në 2020-n, Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u zhvendosën me familjen e tyre në Florida. Ajo ka bërë me dije se qëllimi i saj gjatë administratës së dytë të babait është të jetë vajzë, e jo këshilltare.

“Mendoj se mezi po pres që thjesht të jem në gjendje të paraqitem për të si vajzë dhe të jem pranë tij për të hequr mendjen nga gjërat e punës. Për të parë një film me të ose për të parë një lojë sportive”, ka shtuar ajo, duke thënë se presidenti Trump mund të jetë vetvetja kur prezente është vajza e tij.

Donald Trump të hënën u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.