Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit të ndjerë iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani, është dënuar me pesë vjet burg nga një gjykatë në Iran, ka njoftuar avokatja e saj, raportoi të martën BBC-ja.
Aktivistja për të drejtat e grave dhe ish-deputetja është arrestuar në shtator pasi inkurajoi iranianët të merrnin pjesë në protestat antiqeveritare.
60-vjeçarja akuzohej për “nxitje të rebelëve”.
Avokatja e Hashemit, Neda Shams shkroi në Tëitter të hënën në mbrëmje se ajo u dënua "për akuzat e deklaruara në fazën fillestare", pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Nuk është e drejtë të komentohet duke pasur parasysh se aktgjykimi aktual nuk është i formës së prerë. Klientja është ende në burg dhe ndaj saj ka raste të tjera”, shtoi ajo.
Hashemi është një nga mijëra personat e arrestuar në lidhje me protestat aktuale kundër pushtetit klerik, të cilat shpërthyen katër muaj më parë pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, e ndaluar nga policia e moralit për dyshimin se mbante shaminë e saj "në mënyrë të pahijshme".
Edhe
Arrestohet vajza e ish-presidentit të Iranit
Autoritetet i kanë portretizuar këto protesta si "trazira" dhe janë përgjigjur me forcë vdekjeprurëse.
Deri më tani, të paktën 519 protestues janë vrarë, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA). Katër të tjerë janë ekzekutuar pas asaj që OKB-ja i ka dënuar si "gjyqe të padrejta të bazuara në rrëfimet e detyruara".