Lideri suprem i Iranit i ka falur dy gazetare të cilat patën raportuar mbi vdekjen e 22-vjeçares derisa po mbahej nga policia në vitin 2022, ka raportuar media shtetërore iraniane.
Niloufar Hamedi, e cila dha lajmi për vdekjen e Mahsa Aminit, dhe Elaheh Mohammadi, e cila shkroi për ceremoninë e varrimit të Aminit, ishin në listën me qindra njerëz që u falën nga Ayatollah Ali Khamenei.
Khamenei në të kaluarën ka falur të burgosur në përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Më 2023, një gjykatë pati dënuar me shtatë dhe tjetrën me gjashtë vjet burgim.
Vdekja e Mahsa Aminit në mbajtje pati nxitur protesta në dhjetëra qytete të Iranit. Afër 100 gazetarë ishin arrestuar gjatë protestave.
Artikuj të ngjashëm
-
Lideri suprem i Iranit fal mijëra të burgosur
-
Prezantuesi në Iran duke qarë konfirmon lajmin për vdekjen e Khameneit
-
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar
-
Të paktën 65 të vrarë në dy javë protesta në Iran. Trumpi e përsërit kërcënimin
-
Të paktën 7 të vrarë gjatë protestave masive në Iran