Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit të Iranit, Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, është arrestuar për nxitje të trazirave në Teheran, shkroi të mërkurën “Bloomberg”.
Ndonëse nuk është raportuar për atë se çfarë ka bërë Hashemi, e cila kohë më parë ishte edhe deputete, thuhet se ajo ka inkurajuar trazirat në kryeqytetin iranian, ku prej ditësh po mbahen protesta për shkak të vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.
Hashemi është arrestuar edhe më parë. Nën akuzat se ka fyer profetin Muhamed, ajo u arrestua në protestat e vitit 2009.
Demonstruesit kanë dalë në rrugë në mbarë vendin që nga 16 shtatori për të dënuar vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit, pasi ajo u arrestua për veshjet e saj.
Babai i saj, i cili vdiq në vitin 2017, ishte bashkëthemelues i Republikës Islamike dhe dy herë president i vendit.
Edhe
Funerali gjashtëditor i Ali Khameneit pritet të mbledhë miliona njerëz në Iran
Në protestat që kanë nisur pas vdekjes së Aminit më 17 shtator, mbetën dhjetëra persona të vdekur.
iraniane thonë se janë shënuar 41 viktima, ndërsa Organizata e të drejtave të njeriut në Iran, me qendër në Oslo, ka thënë se në këto protesta, numri i të vdekurve ka arritur në 76.