Protestat po vazhdojnë në disa qytete anembanë Iranit kundër vdekjes së një gruaje të re në paraburgim nga policia, njoftuan shteti dhe mediat sociale.
Një grup i të drejtave të njeriut tha se të paktën 83 persona janë vrarë në gati dy javë demonstrata, raportoi Reuters.
Mahsa Amini, 22 vjeç, nga qyteti kurd iranian Saqez, u arrestua këtë muaj në Teheran për "veshje të papërshtatshme" nga policia e moralit që zbaton kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike për gratë.
Vdekja e saj ka nxitur shfaqjen e parë të madhe të opozitës në rrugët e Iranit që kur autoritetet shtypën protestat kundër rritjes së çmimit të benzinës në vitin 2019.
“Të paktën 83 persona, përfshirë fëmijë, janë konfirmuar se janë vrarë në protestat #Iran”, tha në Tëitter, Iran Human Rights, një grup me bazë në Norvegji.
Pavarësisht numrit në rritje të vdekjeve dhe një goditjeje të ashpër nga autoritetet, videot e postuara në Tëitter treguan demonstruesit që bënin thirrje për rënien e institucionit klerik në Teheran, Qom, Rasht, Sanandaj, Masjed-i-Suleiman dhe qytete të tjera.
Edhe
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar
Grupet e të drejtave thanë se dhjetëra aktivistë, studentë dhe artistë janë arrestuar dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha në Tëitter se kishte mësuar se forcat e sigurisë kishin arrestuar të paktën 28 gazetarë që nga 29 shtatori.
Ministrja e Jashtme gjermane tha të enjten se ajo dëshironte që Bashkimi Evropian të vendoste sanksione ndaj Iranit pas vdekjes së Aminit.