Dy aktore të njohura iraniane janë arrestuar për mbështetje publike të protestave masive antiqeveritare, raportojnë mediat shtetërore të vendit.
Hengameh Ghaziani dhe Katayoun Riahi akuzohen për bashkëpunim dhe veprim kundër autoriteteve të Iranit, thotë agjencia e lajmeve Irna.
Ato më herët u shfaqën në publik pa shamitë e tyre, një gjest solidariteti me demonstruesit.
Protestat shpërthyen në shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim nga policia.
Mahsa Amini, 22 vjeç, u arrestua nga policia në kryeqytetin, Teheran, për dyshimin se kishte thyer rregullat e rrepta të hixhabit. Ajo vdiq më 16 shtator, tre ditë më vonë.
Pati raportime se oficerët e rrahën me shkop dhe i goditën kokën në një automjet, por policia mohoi që ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi një atak në zemër.
Ghaziani dhe Riahi - të dyja aktore fituese të shumë çmimeve - u arrestuan të dielën me urdhër të zyrës së prokurorit të Iranit, thotë Irna.
Para arrestimit, Ghaziani shkroi në rrjetet sociale se “çfarëdo që të ndodhë, dijeni se si gjithmonë do të qëndroj me popullin e Iranit”.
“Ky ndoshta postimi im i fundit”, shtoi ajo.