Dy aktore të njohura në Iran janë akuzuar për mosmbajtje të shamive nga autoritetet në këtë vend që po intensifikojnë përpjekjet për të goditur njerëzit që shkelin ligjet e detyrueshme të hixhabit në këtë vend, raportoi të martën “Al Jazeera”.
Media shtetërore iraniane ka raportuar të martën se policia e Teheranit i ka akuzuar Katayoun Riahin dhe Pantea Bahramin për “krimin e heqjes së hixhabit në publik dhe publikimit të imazheve të tyre në hapësira virtuale”.
Aktoret e njohura mund të përballen me gjoba ose burgim nëse ndiqen penalisht.
Javën e kaluar, fotot e 53-vjeçares Bahram duke pozuar pa shami në një shfaqje filmi u bënë virale.
61-vjeçarja Riahi, është arrestuar në nëntor nën dyshimin për bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër pushtetit, pasi ajo u bë e para nga bashkëmoshatarët e saj që postoi një imazh të saj në internet pa shami në mbështetjen e protestave mbarëkombëtare që shpërthyen në shtator.
Protestat disa mujore filluan pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq pas arrestimit të saj nga policia e moralit e këtij vendi për dyshimin se nuk iu përmbahej ligjeve për hixhabin.