Ushtria e Ukrainës ka njoftuar të dielën se ka rrëzuar 70 dronë nga 151 që Rusia kishte nisur për të sulmuar vendin gjatë natës të së shtunës;.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjatë kësaj jave, Rusia ka lëshuar 1,260 bomba ajrore, pothuajse 750 dronë dhe më shumë se 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës, raporton Retuers.
Zelensky ka shtuar se prodhimi ushtarak rus mbështetet në skemat e evazionit të sanksioneve, çmimet e larta të naftës dhe një numër të pamjaftueshëm raketash dhe dronësh ukrainas me rreze të gjatë veprimi.
“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që po forcojnë sanksionet, por nevojiten më shumë përpjekje globale për të ulur aftësitë e industrisë së naftës të Rusisë”, ka thënë Zelensky në një mesazh në Telegram.
Ai ka shtuar se Ukraina do të zgjerojë prodhimin e raketave dhe dronëve dhe u bëri thirrje të gjithë partnerëve të investojnë në industrinë e mbrojtjes ukrainase.
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Zelensky thotë se Rusia lëshoi 500 dronë e vrau katër persona në sulmin e fundit
-
Autoritetet ukrainase raportojnë për valë sulmesh me dronë nga Rusia
-
Rusia lëshon 8 raketa dhe 87 dronë në sulmin e fundit ndaj Ukrainës
-
Rusia lëshon 139 dronë në drejtim të Ukrainës brenda natës