Turqia ka lansuar një ofensivë të re tokësore dhe ajrore matanë kufirit në Irakun verior kundër militantëve kurdë.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se aeroplanët luftarakë dhe artileria kanë qëlluar caqe që i përkasin Partisë Punëtore Kurde. Njëherësh, trupat komando kanë kaluar kufirin tokësor, duk iu ndihmuar edhe me helikopterë ushtarakë.
PKK-ja ka disa baza në Irakun verior dhe ka përdorur territorin irakian për të kryer sulme në territorin turk. Turqia ka kryer edhe në të kaluarën sulme në territorin e shtetit fqinj në kuadër të aksioneve kundër grupit militant të kurdëve.
PKK-ja e lufton ushtrinë turke prej vitit 1984 dhe është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
-
Sulmet ajrore turke vrasin 17 militantë kurdë në Irakun verior
-
Turqia thotë se vrau 13 militantë kurdë në veri të Irakut
-
Turqia sulmon caqet kurde në Irak pas vrasjes së ushtarit të saj
-
Turqia nis sulmet ajrore kundër kurdëve në Irak dhe Siri pasi u vranë 9 ushtarë
-
Turqia kryen sulme ajrore mbi kurdët në Irak