Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria në Birmani i vë flakën një fshati, dy të moshuar digjen të gjallë

Forcat e sigurisë në Birmani i kanë vënë flakën një fshati në këtë shtet, pas përplasjeve atje me kundërshtarët e ushtrisë birmaneze.

Si pasojë e zjarrit, dy të moshuar janë djegur të gjallë, kanë bërë të ditur disa banorë të fshatit.

Televizioni shtetëror MRTV ka njoftuar se flakët në fshatin e banuar nga më shumë se 800 banorë në rajonin Magway, janë shkaktuar nga “terroristët” dhe se mediat të cilat kanë raportuar ndryshe, e kanë bërë këtë qëllimisht për të diskredituar ushtrinë.

Zyrtarë të ushtrisë nuk janë deklaruar ndërkohë që thuhet se zjarri ishte aq i madh sa ka mundur të regjistrohet edhe nga sateliti i NASA-s.

Ndërkohë, fshatarët të cilët kanë folur në kushtet anonimiteti, kanë thënë se forcat e sigurisë i kanë vënë zjarrin fshatit pasi janë konfrontuar me kundërshtarët e ushtrisë.

Sipas dëshmitarëve, dy të moshuarit të cilët janë djegur të gjallë, nuk kanë arritur që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Edhe Zhduken dy punonjës të “Save the Children” pas masakrës së ushtrisë në Birmani Botë Zhduken dy punonjës të “Save the Children” pas masakrës së ushtrisë në Birmani

Birmania është goditur këtë vit nga dhuna dhe protestat qysh nga 1 shkurti, pasi ushtria kishte arrestuar lideren e zgjedhur Aung San Suu Kyi, duke marrë kështu edhe shtetin në dorë, pas rreth një dekade përpjekjesh për demokraci dhe reforma ekonomike në këtë vend.

Si pasojë e protestave, kanë mbetur të vdekur qindra njerëz në këtë shtet, derisa në mesin e tyre ka edhe dhjetëra fëmijë.