Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria kolumbiane bën përpjekje për lirimin e babait të futbollistit Luiz Diaz

Ushtria kolumbiane ka ndryshuar pozicionet për të lehtësuar lirimin e babait të futbollistit Luiz Diaz, i cili është kidnapuar para 10 ditësh nga guerilët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Urdhri për tërheqjen e ushtrisë është dhënë nga drejtori i njësisë speciale që është në kërkim të Luiz Manuel Diaz, babait të yllit të Liverpoolit, Luiz Diaz.

Në kërkimin e tij janë angazhuar më shumë se 300 pjesëtarë të ushtrisë në zonën malore në kufirin mes Kolumbisë dhe Venezuelës.

Ushtria ka thënë se situata aktuale nuk lejon ekzekutimin e plotë të planit për lirimin e Diazit në formë të shpejtë dhe të sigurt.

Guerilët kanë thënë se nëse vazhdon operacioni ushtarak, lirimi i Diazit mund të shtyhet dhe rreziku mund të ngrihet.