Prindërit e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, janë kidnapuar nga persona të armatosur në Kolumbi, raporton “Sky Sports” të dielën.
Nëna e tij është liruar më vonë, por babai i tij vazhdon të rezultojë i zhdukur.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se nëna e Diazit, Cilenis Marulanda u shpëtua nga policia në qytetin Barrancas.
Ndërkohë, drejtori i Policisë, gjenerali William Salamanca, ka thënë se është duke përdor çdo polic për ta gjetur babanë e Diazit.
Prindërit e Diazit u kidnapuan derisa po shkonin në shtëpi.
Atyre iu afruan persona të armatosur që ishin në motoçikleta.
Edhe Ushtria e Kolumbisë raportohet se është aktivizuar për të gjetur babanë e Diazit.
Artikuj të ngjashëm