Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Guerilët në Kolumbi po mbajnë babanë e futbollistit të Liverpoolit

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka deklaruar se guerilët ELN janë përgjegjës për jetën e Luis Manuel Diaz, babait të futbollistit të Liverpoolit, Luiz Diaz.

Presidenti kolumbian ka thënë se guerilët kanë marrë peng babanë e futbollistit, duke bllokuar procesin e paqes në Kolumbi.

Kidnapimi i tij ka vendosur presionin në procesin e dialogut mes grupeve guerile dhe qeverisë së shtetit latin.

Të dy prindërit e futbollistit të Liverpoolit janë kidnapuar nga persona të armatosur të shtunën në qytetin e vogël të Barrancas.

Nëna Cilenis Marulanda është shpëtuar nga policia që ka bllokuar qytetin.

Ndërkaq, babai i Diazit mbetet i zhdukur.

Edhe Rrëmbehen në Kolumbi prindërit e yllit të Liverpoolit Sport Rrëmbehen në Kolumbi prindërit e yllit të Liverpoolit

Delegacioni qeveritar që ishte duke negociuar me ELN-në ka thënë se zyrtarisht kanë marrë njoftimin se kidnapimi është bërë nga guerilët e ELN-së.

Qeveria kolumbiane ka deklaruar se me këto forma grupi gueril po bën përpjekje që të bllokohet procesi i bisedimeve.