Luis Diaz ka kontribuuar me gol në fitoren e Kolumbisë përballë Brazilit, në natën emocionale, pasi në tribuna ishte edhe babai i tij, i liruar së fundmi nga kidnapuesit. Kolumbia mposhti Brazilin të premten me rezultatin 2:1. Gabriel Martinelli me asistim të Vinicius Juniorit realizoi në minutën e katërt.
Por, sulmuesi i Liverpoolit realizoi në minutën e 75-të dhe të 79-të për rikthimin e rezultatit dhe sigurimin e pikëve të plota në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Luis Manuel Diaz u pa me lot në sy, teksa festonte me fanellën e Kolumbisë dhe me duart lart.
“Jeta të bën të fortë dhe të guximshëm dhe mendoj se ky është futbolli, dhe jo vetëm futbolli, por vetë jeta. U jam mirënjohës bashkëlojtarëve, stafit të trajnerëve, të cilit ishin me mua në çdo moment”, ka thënë Luis Diaz pas ndeshjes.
Kolumbia në pesë ndeshje në kualifikimet për Botëror në Amerikën e Jugut ka nëntë pikë dhe zë vendin e tretë.
Brazili është i pesti me shtatë pikë.
Edhe
Martinelli thotë se nuk mund ta shpjegoj me fjalë gëzimin
VIDEO:
#MaxSports |
— Max TV (@maxtvgh) November 17, 2023
This is Luis Díaz’s father celebrating and crying from the stands after his son scored against Brazil yesterday. Mané Díaz was recently kidnapped and freed.#MaxOnline #MaxTV #MaxFM #Brazil #colombia #rubendiaz pic.twitter.com/Us7XN5i2kM