Babai i futbollistit kolumbian të Liverpoolit, Luis Diaz, është liruar nga guerilët e krahut të majtë të cilët e kidnapuan 13 ditë më parë, kanë thënë burimet e policisë për mediumet lokale, raporton BBC.
Luis Manuel Diaz u është dorëzuar zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe kisha katolike nga anëtarët e Ushtrisë Popullore Çlirimtare (ELN).
Ai u kidnapua më 28 tetor në Barrancas.
Nëna e futbollistit po ashtu ishte kidnapuar, por u lirua brenda pak orëve.
Mediumet lokale kanë raportuar se babai i Diazit po transportohet me helikopter ushtarak për te qyteti Valledupar, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se t’i kthehet familjes.
Artikuj të ngjashëm