Ushtria e Izraelit e ka përfunduar rrethimin e qytetit të Gazas, ka thënë zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari.
Forcat izraelite tani po punojnë që të lokalizojnë dhe neutralizojnë infrastrukturën nëntokësore, pajisjet shpërthyese dhe kërcënimet e tjera që më pas IDF-ja të ketë qasje të lirë në zonë, ka shtuar ai.
Të enjten herët, ushtria izraelite ka thënë se po e rrethon qytetin dhe se po thellonte operacionet atje, raportoi CNN.
Mijëra viktima janë raportuar nga të dyja anët, ndërkohë në Gaza është raportuar se vetëm fëmijë janë vrarë mbi 9 mijë.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm