Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria e Jemenit merr nën kontroll jugun

Forcat e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Jemen kanë marrë një pjesë të madhe të territorit në provincën jugore që deri më tani kontrollohej nga rebelët houthi të përkrahur nga Irani.

Forcat e Armatosura të Jemenit kanë bërë të ditur se në përkrahje të rezistencës popullore, kanë çliruar disa qytete në verilindje të Maribit që në vitet e fundit është kontrolluar nga rebelët houthi.

Aksioni i ushtrisë së Jemenit është bërë në kohën kur koalicioni i prirë nga Arabia Saudite ka bombarduar disa zona të rebelëve, përfshirë edhe kryeqytetin Sana. Rebelët kanë shpeshtuar sulmet në muajt e fundit, duke përdorur raketa balistike dhe dronë. Këto sulme kishin për cak Arabinë Saudite.

Lufta civile në Jemen nisi në vitin 2014 kur rebelët morën kontrollin e Sanas dhe pjesës më të madhe veriore të shtetit. Ata detyruan qeverinë që të ikte në jug dhe pastaj në Arabinë Saudite. Konflikti është shndërruar në problem rajonal që ka lënë të vdekur mijëra civilë .