Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria amerikane në gjendje gatishmërie ndaj Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk ka ndryshime në qëndrimet e forcave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën dhe se Shtëpia e Bardhë ende është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm rus.

Bideni ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke shtuar forcat në kufi me Ukrainën dhe se një sulm do të ishte pushtimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore. NATO-ja ka deklaruar se është duke përforcuar mbrojtjen në rajonin e Detit Baltik dhe se SHBA-ja ka urdhëruar 8 mijë e 500 ushtarë që të jenë në gjendje gatishmërie për angazhim në Evropë si pjesë e një reagimi të Aleancës nëse është e nevojshme.