Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: SHBA-ja do të rrisë forcat ushtarake në gjithë Evropën

ushtria, shba, trupa, forca, nato

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se SHBA-ka do t’i shtojë forcat ushtarake në gjithë Evropën me më shumë dislokime tokësore, detare dhe ajrore, teksa u mblodh me liderët e NATO-s në një samit dyditor në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Ai njoftoi për vendosjen e një brigade prej 3000 trupash luftarake në Rumani, dy skuadra luftarake F-35 në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy anije në Spanjë, raportoi të mërkurën TheGuardian.

“SHBA-ja dhe aleatët e saj do të rriten. Ne po rritemi. Ne po dëshmojmë se NATO-ja është më e nevojshme tani se kurrë më parë”, ka thënë Biden.

Njoftimi i Bidenit pritet të pasohet nga angazhime të mëtejshme nga anëtarët e NATO-s për forcimin e forcave në krahun lindor të aleancës.

Britania pritet ta rrisë angazhimin me një batalion në Estoni me rreth 1000 ushtarë.

Edhe Bideni do të dërgojë trupa shtesë në Evropë Botë Bideni do të dërgojë trupa shtesë në Evropë

Tetë grupe të NATO-s të shtrira nga Estonia në Bullgari, të dizajnuara fillimisht të vepronin si forca mbrojtëse të vogla, pritet të rriten në nivelin e një brigade me 3000 deri në 5000 trupa.

Bideni ka thënë se SHBA-ja do ta vendosë bazën permanente në Poloni, më shumë trupa do të dërgohen në shtetet baltike dhe më shumë sisteme mbrojtjeje ajrore në Gjermani e Itali.