NATO të enjten ka urdhëruar komandantët e ushtrisë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin e aleatit të saj pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, duke vënë qindra avionë luftarakë dhe anije në alarm për të rritur numrin e ushtarëve në Evropën lindore.
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se ka mbajtur samit virtual me 30 anëtarë të aleancës i cili do të përfshijë edhe presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën nga toka, ajri dhe qielli të enjten, duke konfirmuar frikën më të madhe të Perëndimit me sulmin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore.
“Paqja në kontinentin tonë është lëkundur. Rusia po përdorë forcën për të rishkruar historinë duke mohuar se Ukraina është e lirë dhe e pavarur. Sulmi i paprovokuar i Rusisë është duke vënë në rrezik mijëra jeta të pafajshme”, ka thënë ai.
-
Bideni zotohet të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
-
NATO-ja thotë se mbi 300 mijë trupa janë në gatishmëri të lartë
-
Plani i NATO-s për mbështetjen ushtarake për Ukrainën
-
Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina
-
Stoltenberg: Putini duhet ta kuptojë që s’mund ta fitojë luftën në Ukrainë