Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtarët rusë po vdesin edhe nga dehja dhe alkooli

Forcat ruse kanë regjistruar një numër jashtëzakonisht të lartë incidentesh, vdekjesh, që po lidhen me dehjen nga alkooli i tepët në luftë, thuhet në raportin e Inteligjencës së Britanisë së Madhe.

Siç raportoi TheGuardian të dielën, Rusia i ka pësuar mbi 200.000 të vrarë nga lufta në Ukrainë, e një pjesë prej tyre u tha se kishin vdekur për shkaqe tjera.

“Shkaqet tjera kryesore të viktimave mund të përfshijnë stërvitjet e dobëta, aksidentet në trafikun rrugor, hipotermia. Komandantët rusë kanë identifikuar edhe abuzim të përhapur me alkool”, u tha në njoftimin e Inteligjencës. Aty u përmend se prirja për të pirë alkool është shprehur jashtëzakonisht shumë muajve të fundit.

Rusia është në listën e shteteve që më së tepërmi e konsumojnë alkoolin. Ajo ka një traditë të gjerë të prodhimit.