Mbi 75,000 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Ukrainë që nga nisja e luftës në fund të shkurtit, sipas vlerësimeve të SHBA-së, u bë e ditur në një konferencë që u mbajt të mërkurën me ligjvënësit amerikanë.
Ndërkohë, vlerësimi ukrainas është që të vdekur deri tani janë rreth 40.000 ushtarë rusë.
Rusia nuk ka lëshuar një përditësim për vdekjet dhe lëndimet në javë.
Në konferencë u tha gjithashtu se ushtria ruse është e lodhur.
"Ne u informuam se mbi 75.000 rusë ose janë vrarë ose plagosur, dhe mbi 80% e forcave të tyre tokësore janë bllokuar, dhe ata janë të lodhur”, ka thënë deputetja demokrate Elissa Slotkin për CNN.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina pretendon për 111 mijë ushtarë rusë të vrarë
-
Ukraina pretendon se Rusisë i janë vrarë 50 mijë ushtarë
-
Ukraina pretendon se mbi 23,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë
-
Rusia publikon të dhënat për vdekjen e ushtarëve, për herë të parë nga 2 marsi
-
Ukraina pretendon se mbi 14 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës