Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pretendon për 111 mijë ushtarë rusë të vrarë

Kievi ka bërë të ditur se 111 mijë e 170 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin e vendit më 24 shkurt të vitit të kaluar. Në përditësimin e fundit më 8 janar, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se 430 ushtarë të tjerë rusë janë vrarë vetëm të shtunën.

Përditësimi i rregullt – i cili zakonisht është më i lartë se vlerësimet perëndimore – thotë gjithashtu se Rusia ka humbur tri tanke dhe tri sisteme të tjera artilerie. Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, gjeneral i lartë amerikan, Mark Milley, kishte njoftuar se rreth 100 mijë ushtarë rusë dhe po aq ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor.

Kievi dhe Moska kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshme në zbulimin e ndonjë shifra të viktimave që kur nisi lufta. Rusia i klasifikon vdekjet ushtarake si sekrete shtetërore dhe rrallë herë ka përditësuar shifrat e saj zyrtare të viktimave.

Artikuj të ngjashëm