Rreth 123.000 refugjatë kanë lëshuar pjesët perëndimore të Mianmarit që nga data 25 gusht, njoftoi sot UNHCR.
“Të dhënat janë shumë shqetësuese”, tha zëdhënësja e UNHCR-së Vivien Ten, duke shtuar se numri i refugjatëve po rritet shumë shpejt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Bangladesh, në kampet e pranimit kryesisht për pjesëtarët e pakicës myslimane Rohinxha, nuk ka më kapacitete, paralajmërojnë punonjësit humanitarë, transmeton KosovaPress.
UNHCR ka bërë thirrje për ndihmë, me lutjen që sa më shumë vende të pranojnë refugjatët.
Ndryshe, një numër i madh refugjatësh ende vazhdon të gjendet në kufirin me Bangladeshin. Numri i refugjatëve që kanë arritur nga Mianmari në Bangladesh nga dje është rritur nga 87.000 në 123.000.
Grupi ekstremist mysliman Rohinxha, të armatosur me pushkë, sulmuan më 25 gusht forcat e sigurisë së Mianmarit. Në përleshje janë vrarë më shumë se 400 njerëz për 10 ditë.
Pjesëtarët e Rohinxha në Mianmar konsiderohen të huaj dhe nënshtetësia e tyre nuk pranohet në vendin, në të cilin jeton 95 për qind e popullsisë budiste.
Rohinxha jetojnë në pjesët veriore të shtetit Rakajn në Mianmar. Për nga besimi janë myslimanë dhe flasin gjuhën rohinxha. Janë gjithsej rreth dy milionë, prej të cilëve në Mianmar jetojnë rreth 1.300.000.