Ushtria e Mianmarit nuk e ka ndalur përndjekjen e pakicës myslimane Rohingya, duke bërë që mbi 11,000 njerëz të komunitetit të ikin drejt Bangladeshit, këtë vit, tha shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad Al Hussein.
“Vrasjet dhe zhdukjet e Rohingya-ve dhe djegia e shtëpive të tyre vazhdojnë”, tha Al Hussein në një raport që bazohet në intervistat me Rohingya-t që kanë ikur kohëve të fundit në Bangladeshin fqinj.
Të zhvendosurit e rinj u janë bashkuar rreth 700 mijë të tjerëve që kanë ikur në Bangladesh, pasi ushtria e Mianmarit ka nisur përndjekjen e tyre në shtetin Rakhine, gushtin e kaluar.
Al Hussein tha se Qeveria e Mianmarit nuk po ndërmerr hapa për t'i kthyer këta njerëz në shtëpitë e tyre, pavarësisht marrëveshjes dypalëshe të riatdhesimit dhe një memorandumi me agjencitë e OKB-së.
“Asnjë refugjat i vetëm Rohingya nuk është kthyer si pjesë e marrëveshjes me Bangladeshin”, tha Al Hussein.
-
OKB: 270,000 myslimanë kanë ikur nga Mianmari
-
OKB-ja miraton rezolutë për gjenodicin ndaj myslimanëve, dënon abuzimet që ka kryer Mianmari
-
Rohingyat në Mianmar në rrezik serioz të gjenocidit
-
BBC: Fshatrat e myslimanëve në Mianmar u shndërruan në kazerma e kampe refugjatësh
-
Refugjatët myslimanë rohingya kërkojnë drejtësi