Operatori ukrainas i energjisë, Ukrenergo, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të llogarit se sulmet ruse do të ndalen. Gjiganti energjetik ka njoftuar se Rusia ka lëshuar më shumë se 1 mijë e 200 raketa dhe dronë drejt stacioneve energjetike të Ukrainës.
Ukraina ka mundësi që për herë të parë në gjashtë muajt e fundit të eksportojë energji elektrike për shkak se ka përmirësuar infrastrukturën e dëmtuar nga bombardimet ruse.
Rusia nisi fushatën e gjatë ajrore me qëllim që të linte Ukrainën në terr. Kjo fushatë nisi në tetor. Që prej fundit të vitit të kaluar, kishte reduktime të ashpra, duke lënë qytetet në terr të plotë gjatë dimrit.
Ukraina ishte detyruar të ndalte eksportin e energjisë, por tani ka mundësi që të shesë atë.
Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, ka nënshkruar urdhrin për eksportimin e energjisë, ani pse furnizimi lokal mbetet prioritet.
Ai ka thënë se sistemi energjetik ka prodhuar energji elektrike më tepër në dy muajt e fundit dhe se ukrainasit nuk do të përballen me reduktime.
Edhe
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
“Dimri më i vështirë ka kaluar”, ka thënë Halushchenko. “Hapi tjetër është që të nisë eksporti i rrymës. Kjo do të na mundësojë që të kemi burime shtesë të financimit për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar energjetike”.
Ai gjithashtu ka lavdëruar “punën titanike” të inxhinierëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për kthimin e plotë të energjisë elektrike.
Gjatë muajt mars, ukrainasit kanë thënë se furnizimi me energji elektrike ishte më i rregullt.
Sidoqoftë, operatori ukrainas i energjisë, Ukrenergo, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të llogaritë se sulmet ruse do të ndalen. Gjiganti energjetik ka njoftuar se Rusia ka lëshuar më shumë se 1 mijë e 200 raketa dhe dronë drejt stacioneve energjetike të Ukrainës.
Kompania ka thënë se fushata ajrore ishte tentim për ta shkatërruar sistemin më të madh energjetik të Evropës.
Iftari i Zelenskyyt
Edhe
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë iftar në shenjë nderimi për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai është ulur përkrah ushtarëve ukrainas të fesë myslimane në Qendrën Kulturore të Krimesë në periferi të Kievit. Para iftarit, presidenti ukrainas ka folur për çlirimin e Krimesë, e cila ishte aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
“Tentimet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën dhe popullin e civilizuar të Evropës nisën fiks nga pushtimi i Krimesë sonë, shtypja nisi në Krime kundër lirisë ukrainase dhe krimease, kundër lirisë së myslimanëve të Krimesë”, ka thënë Zelenskyy.
Krimeja historikisht ka qenë vendlindje e tatarëve, minoritetit mysliman që ka pësuar nga diskriminimi gjatë kohërave sovjetike.
“Fatkeqësisht, në tokën e Krimesë, nën tri ngjyrat ruse sundojnë e keqja, poshtërimi, vrasjet dhe lufta. Por aty ku fillon e keqja, fitorja na pret. Jam i sigurt për të. Fitorja mbi të keqen. Çlirimi i Krimesë nuk ka alternativë”, ka shtuar presidenti ukrainas.
Gjatë iftarit, Zelenskyy ka shpërndarë medaljet shtetërore për shërbyesit myslimanë në ushtrinë ukrainase. Ndërkaq, të shtunën, Ukraina me artileri ka sulmuar pozicionet ruse në Donetsk.
Edhe
Zelensky zotohet të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë
Ushtria ukrainase ka sulmuar me raketat sovjetike Grad. Ukraina ka paralajmëruar se kundër-ofensiva në rajonin e Donetskut do të jetë edhe më e fortë sesa në Kharkiv dhe Kherson. Sipas udhëheqësve ukrainas, forcat ruse veçse kanë nisur tërheqjen nga pozicionet që mbanin gjatë dimrit.
Përktheu: Gent Mehmeti