Forcat ruse kanë vazhduar me sulmet për të shpartalluar bastionin e fundit ukrainas në rajonin lindor të Luhanskut, ndërkohë që po e nxisnin vrullin e tyre pas tërheqjes së trupave ukrainase nga rrënojat e qytetit të Sevedonjeckut.
Të shtunën, ushtria ka bërë të ditur se separatistët e mbështetur nga Moska tani ishin në kontroll të plotë të fabrikës kimike që ishte streha e fundit ukrainase në qytet. Komandanti i një njësie elitare ukrainase ka folur për humbjet e mëdha që i kanë pësuar.
Oleksandr ka treguar se 80% e ushtarëve të tij me përvojë janë plagosur rëndë ose janë vrarë. Ekipet mjekësore kanë njoftuar se rekrutët e rinj që mbërrijnë janë “joprofesionistë, nuk dinë çfarë të bëjnë dhe janë vërtetë shumë të frikësuar”.
-
Rusia shton sulmet në qytetin lindor të Ukrainës
-
Pësojnë humbje forcat separatiste ruse në Donetsk
-
Ukraina kryen kundërsulme në Severodonetsk, por Rusia e mban ende shumicën e qytetit
-
Raportohet për luftime të ashpra në Luhansk e Donetsk
-
Bombardimi i Luhanskut, Rusia pretendon se Ukraina vrau 5 civilë