Bombardimet në lindje të Ukrainës kanë vazhduar edhe gjatë së enjtes, me ç'rast qindra banorë kanë mbetur pa ujë të pijshëm e energji elektrike, raportoi TheGuardian.
Evakuimi sipas tyre është forma e vetme e shpëtimit.
Një student 18-vjeçar deklaroi se situata atje po përkeqësohet dita-ditës, e eksplodimet “po bëhen më të fuqishme”.
Kreu i zonës, Vadim Liakh theksoi se energjia elektrike është ndërprerë e zgjidhja e vetme për këtë situatë është evakuimi,
“Kujdesuni për vete, mblidhni rrobat”, i porositi ai banorët.
Sipas banorëve, rusët kanë kryer krime të mëdha në këtë zonë ditëve të fundit. Të paktën tre persona u vranë, 6 u lënduan e dhjetëra shtëpi u bënë të pabanueshme.
Luftime mes rusëve e ukrainasve u zhvilluan edhe në zona të tjera. Në Severodonetsk, Ukraina iu kundërpërgjigj rusëve me armatim të rëndë, ndonëse forcat ruse e kontrollojnë “urën” e qytetit.
Kreu i Administratës Ushtarake të Luhanskut, Serhiy Hayday, deklaroi se forcat e Kremlinit nuk bënë asnjë përparim të mërkurën mbrëma në përpjekjet e tyre për ta kapur Severodonetskun, pavarësisht pretendimeve ruse se ata kanë marrë të gjithë qytetin.