Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasit e deportuar në Rusi u rrahën dhe u keqtrajtuan

Ukrainasit e deportuar në Rusi u rrahën dhe keqtrajtuan

Tri javë që prej lirimit, Volodymyr Khropun ende duket i tronditur nga trauma që kaloi. Një vullnetar i Kryqit të Kuqit, ai u kap nga forcat ruse dhe u deportua në Rusi, shkroi BBC të enjten.

Më 18 mars, Volodymyri po ngiste një autobus shkolle për në fshatin Kozarovychi për të evakuuar civilët e ngecur atje. Kur ai u përpoq t’i bindte ushtarët rusë që ta lejonin të kalonte, ata e ndalën.

Për disa ditë ai u mbajt në bodrumin e një fabrike të një fshati bashkë me 40 persona të tjerë brenda një dhome.

“U rrahëm me pushkët, u grushtuam dhe u shkelmuam. Ata mi mbyllën sytë dhe mi lidhën duart. Ata përdorën pajisje elektroshoku dhe pyesnin për informacione për ushtrinë”, tha ai.

“Një nga ushtarët ishte shumë i ri, gati si fëmijë. Ai përdorte pajisjet e elektroshokut në qafën, fytyrën dhe gjunjët e njerëzve. Sikur po bënte qejf”.

Edhe Gjashtë javë brenda ferrit rus në Ukrainë Botë Gjashtë javë brenda ferrit rus në Ukrainë

Pasi u mbajt për gati një javë në Ukrainë, u transportuan në Bjellorusi.

“Ata mendonin se nuk shihnim, por unë pashë fshatrat që kalonim, Ivankiv, Chernobyl dhe më pas pashë se kaluam kufirin”.

Në Bjellorusi iu dha një dokument identifikimi. Thoshte se lëshohej nga ushtria e Federatës Rusë dhe e përshkruante vendlindjen e Volodymyrit si “Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës”. Kështu njihej Ukraina para ndarjes nga Bashkimi Sovjetik më 1991, para se të bëhej shtet i pavarur. Është shenjë e ambicieve të Rusisë për rajonin.

Nga Bjellorusia, tha Volodymyri, ata u dërguan në një burg në Rusi.

“Ne u përpoqëm ta mbështesnim njëri tjetrin. Disa ditë nuk mund ta besonim se e gjithë kjo po ndodhte. Ishte sikur ishim transportuar në shekullin 16 nga shekulli 21”.

Edhe I rrahur tre vjet në burgjet ruse – asnjëherë me aktakuzë Botë I rrahur tre vjet në burgjet ruse – asnjëherë me aktakuzë

Dy javë në burg, Volodymyri më pas u mor nga aty. Ai me tri gra ukrainase nga qendra e dënimit u dërguan në Krime.

Gratë i thanë atij se edhe ato ishin rrahur. Ato nuk e kuptonin ku po dërgoheshin, por më pas kishin dëgjuar ushtarët të përdornin fjalën “ndërrim”.

Kremlini insiston se qytetarët ukrainas po shkojnë me dëshirë në Rusi.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, thotë se janë gënjeshtra të mëdha ato që thotë Rusia.

Edhe “Sulmoni ju, sulmojmë edhe ne” – ukrainasit mes shpresës dhe frikës Botë “Sulmoni ju, sulmojmë edhe ne” – ukrainasit mes shpresës dhe frikës

“Janë të paktën 6000 civilë që mund t’i identifikojmë që janë deportuar”, tha ajo.

Ndërsa lufta përshkallëzon në lindje dhe jug të Ukrainës, çdo ditë ka raportime të reja të njerëzve që deportohen me forcë në Rusi.