Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina zotohet për më shumë avionë rusë të djegur

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerali, Oleksandr Syrskyi, është zotuar se në të ardhmen, do të ketë edhe më shumë avionë rusë të djegur.

Në ditën kur janë bërë dy-vjet që kur ka nisur lufta në Ukrainë, Syrskyi po ashtu ka shprehur mirënjohjen për njerëzit që vazhdojnë ta mbrojnë vendin, raportoi BBC.

"Çdo predhë, çdo tank, çdo automjet i blinduar ka të bëjë kryesisht me ruajtjen e jetës së një ushtari ukrainas”, ka thënë ai.

Syrskyi beson se në të ardhmen e afërt Ukraina do t'i japë një "përgjigje asimetrike pushtuesit rus në ajër" dhe shton se "do të ketë edhe më shumë avionë rusë të djegur".

Ai po ashtu ka thënë se “bashkimi është fitorja jonë” dhe se “drita gjithmonë e mposht errësirën”.

Edhe Ukraina shkatërron 40 aeroplanë luftarakë thellë brenda Rusisë në prag të bisedimeve për paqe Botë Ukraina shkatërron 40 aeroplanë luftarakë thellë brenda Rusisë në prag të bisedimeve për paqe

Ushtria ukrainase ka shkatërruar të premten një avion spiunimi rus A-50, sipas komandantit të Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk. Kjo ka ndodhur ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë thanë se të paktën pesë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa që Rusia kreu në disa rajone të Ukrainës.

https://www.koha.net/bote/410419/ukraina-shkaterron-per-here-te-dyte-nje-avion-spiunimi-te-rusise/