Botë

Ukraina urdhëron evakuimin e pjesës verilindore

Ukraina ka urdhëruar evakuimin e gjithë civilëve nga 37 vendbanime në verilindje, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet atje, raporton BBC.

Autoritetet në qarkun Kupiansk të rajonirt Kharkiv kanë thënë se u desh të vepronin për shkak të “granatimeve të vazhdueshme ruse” në atë zonë.

Kanë thënë se banorët lokalë janë zhvendosur në “rajone më të sigurta” të Ukrainës.

Rusia ka thënë se trupat e saja kanë përparuara në terren. Ukraina ndërkohë ka thënë se ka neutralizuar disa sulme ruse.

Në një deklaratë, autoritetet e qarkut Kupiansk kanë thënë se banorët e dy qyteteve e 35 fshatrave po evakuohen.

“Mos neglizhoni sigurinë e juaj dhe sigurinë e të dashurve tuaj!” – kanë thënë autoritetet.

Një banore në Kivsharivka – një nga fshtrat që po evakuohet – ka thënë se po përgatitet që të largohet m fëmijët, ndërsa bashkëshorti i saj dëshiron të qëndrojë e të kujdeset për nënën e tij të moshuar.

“Është e vështirë t’i lëmë ata”, ka thënë Anna Koresh 36-vjeçare për agjencinë “AFP”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se njësitet e saja kanë përparuar në drejtim të Kupianskut.

Ndërkohë Ushtria e Ukrainës ka thënë se me sukses ka neutralizuar sulmet ruse.

Nuk është hera e parë ëq banorët e Kupianskut po duhet të evakuohen.

Në mars, fëmijët dhe personat me probleme në lëvizhmëri janë urdhëruar të largohen për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.