Një sulm me dronë mbi flotën ruse në Detin e Zi po raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së hënës.
Siç shkroi blogu ukrainas “Faytuks”, sulmi ndodhi në qytetin Sevastopol, ndërsa autoritetet ruse gjenden në vendin e ngjarjes.
Ende s’ka konfirmim zyrtar për dëmet apo nëse ka të vraë në këtë sulm.
BREAKING: Ukrainian drone attack reported against Russia's black sea fleet in Sevastopol. Governor says that the "fleet is now repelling the attack of surface drones. All services of the city are on alert" - TASS pic.twitter.com/T4hZl9ikPy
— Faytuks News Δ (@Faytuks) April 24, 2023
“Një sulm me dron ukrainas u raportua kundër flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol. Guvernatori thotë se flota tani po zmbraps sulmin e dronëve sipërfaqësor. Të gjitha shërbimet e qytetit janë në gatishmëri”, thuhet në njoftim.
Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe njëherit port i madh detar në Detin e Zi. Për shkak të vendndodhjes strategjike, ky është port i rëndësishëm dhe bazë detare për Krimenë.
Sevastopoli ishte baza kryesore e marinës ukrainase kur ky shtet u pavarësua nga Bashkimi Sovjetik më 1991-n, por aneksimi rus i 2014-s e hodhi atë qytet mbi pushtimin e presidentit Vladimir Putin.