Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia akuzon Ukrainën për sulm masiv me dron në flotën e saj në Detin e Zi

Rusia ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e një sulmi “masiv” me dron në selinë e flotës së saj të Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol.

Sulmi sipas Rusisë filloi në orën 04:20 me orën lokale të shtunën, dhe përfshiu nëntë ajrorë dhe shtatë dronë detarë, thanë zyrtarët rusë, raportoi BBC-ja.

Të paktën një anije luftarake thuhet se është dëmtuar nga sulmet. Ukraina nuk e ka pranuar ende incidentin.

Mikhail Razvozhaev, guvernatori i vendosur nga Rusia i qytetit, tha se marina ruse e ka zmbrapsur sulmin.

“Sulmet ishin më masivet në qytet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt”, citoi media shtetërore ruse të thoshte guvernatori.

Edhe Ukraina sulmon me dronë flotën ruse në Detin e Zi Botë Ukraina sulmon me dronë flotën ruse në Detin e Zi

Ai tha se të gjitha mjetet ajrore pa pilot janë rrëzuar dhe se "infrastruktura civile" nuk është dëmtuar.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, vetëm një anije pësoi dëmtime të vogla.

Rusia gjithashtu pretendoi se anijet e shënjestruara të shtunën në mëngjes ishin të përfshira në sigurimin e "korridorit të grurit" si pjesë e nismës ndërkombëtare për të eksportuar produkte bujqësore nga portet ukrainase.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i mundësoi Ukrainës të rifillonte eksportet e saj të grurit në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar kur Rusia pushtoi vendin. Ajo u negociua personalisht nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe u festua si një fitore e madhe diplomatike që ndihmoi në lehtësimin e krizës globale të ushqimit.

Por Rusia ankohet se eksportet e saj janë ende të penguara dhe më parë ka sugjeruar se mund të mos e rinovojë marrëveshjen.

Edhe Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur Botë Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur

Ditët e fundit, Kievi ka akuzuar Moskën për vonimin e qëllimshëm të kalimit të anijeve, duke krijuar një radhë prej më shumë se 170 anijesh.

Sevastopol është qyteti më i madh në Krime, rajon ky i Ukrainës i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.