Botë

Ukraina shkatërroi 25 nga 38 dronët e lëshuar nga Rusia

Lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë

Foto: Associated Press

Forcat ukrainase kanë shkatërruar 25 dronë sulmues të Rusisë, nga 38 sa i kishte lëshuar gjatë natës mbi Ukrainë ka bërë të ditur shefi i forcave ajrore të Ukrainës të enjten.

“Mbrëmjen e kaluar, armiku ka përdorur 38 dronë sulmues Shahed, duke sulmuar infrastrukturën ukrainas në disa zona, përfshirë në rajonin jugore të Odesës dhe në Ukrainën qendrore”, ka thënë Mykola Oleshchiuk, raporton Reuters.

Oleshchiunk ka thënë se tre dronë të tjerë “janë zhdukur pasi kishin kaluar kufirin shtetëror me Rumaninë”. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Territori rumun është vetëm pak qindra metra larg nga porti ukrainas i Danubit, Izmail, në rajonin e Odesës, i cili është sulmuar nga dronët për të dytën natë radhazi.

Guvernatori i Odesa-s, Oleh Kiper ka thënë se dy persona u plagosën kur mbetjet e dronit goditën një shtëpi private në lagjen Izmail.

Autoritetet në kryeqytetin Kiev dhe në rajonin Zhytomyr kanë thënë se edhe ato rajone ishin në shënjestër.

Guvernatori i Zhytomyr ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore goditën shumicën e 10 objektivave ajrore gjatë natës, por mbeturinat e dronëve dëmtuan 10 shtëpi private dhe një strukturë infrastrukturore.

Edhe kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, ka thënë se dronët sulmuan kryeqytetin nga drejtime të ndryshme, por të gjithë u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore.