Instituti për Studimin e Luftës ka njoftuar se trupat ukrainase kanë kthyer nën zotërim disa zona të humbura gjatë luftës me Rusinë. Në raportin e publikuar të martën, ISW-ja njoftoi në X se trupat ruse fillimisht kishin sulmuar në ato zona, por Ukraina mori zonën veriore të Avdiivkas.
“Forcat ruse së fundmi përparuan në jugperëndim të qytetit të Donetskut. Pamjet e publikuara më 7 prill të një sulmi rus tregojnë se forcat ruse përparuan në veri të Novomykhailivkas”, thuhet në njoftimin e ISW-së.
Russian forces recently captured limited positions north of Avdiivka, but Ukrainian forces counterattacked and regained some of these lost positions. (1/2) https://t.co/7dPu769tx0 pic.twitter.com/SNTM2SoFnV
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) April 9, 2024
Në raportin e plotë thuhet se sulmet me dronë të Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës e kanë detyruar Moskën të kërkojë importe benzine nga Kazakistani.
“Presidenti rus, Vladimir Putin, udhëzoi kabinetin e ministrave rusë dhe kompaninë ruse të ndërtimit të makinerive, Konar Sha, që të rrisë prodhimin e kompetentëve për industrinë e veglave, me gjasë si përpjekje e vazhdueshme për të zgjeruar bazën industriale ruse të mbrojtjes dhe për të zbutur efektet e sanksioneve ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në raport.