Rusia ka njoftuar të dielën se forcat e saja kanë marrë pozicione më të favorshme pranë Avdiikas dhe Donetskut, pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ta vazhdojë ofensivën më tej në Ukrainë pas dy vitesh luftë, raporton “Reuters”.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka theksuar se trupat e saja kanë shtyrë forcat ukrainase pranë Klishchiivkas, Dyleyevkas dhe Kurdiumivkas në rajonin e Donetskut dhe kanë marrë pozicione më të mira pranë Avdiivkas, e cila u okupua nga Rusia në fillim të këtij muaji.
“Në drejtimin e Donetskut, njësitë e grupit jugor përmirësuan situatën përgjatë vijës së frontit dhe mposhtën formacionet e brigadave të 22, 28 dhe 92 të mekanizuara të Forcave të Armatosura të Ukrainës në zonat e vendbanimeve Klishchiivka, Dyleyevka dhe Kurdiumivka”, thuhej në njoftim. “Në drejtimin e Avdiivkas, njësitë e grupit të forcave të Qendrës pushtuan linja dhe pozicione më të favorshme, si dhe mundën fuqinë punëtore dhe pajisjet e Brigadës së 3-të Sulmuese të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Brigadës 107 të Mbrojtjes Ajrore”, thuhej më tej.
Ministria ka treguar se trupat ruse kishin zmbrapsur shtatë kundërsulme ukrainase në zonë. U bë e ditur se gjithsej 77 dronë ukrainas u shkatërruan.
-
Trupat ukrainase tërhiqen nga disa pozicione, shefi i ushtrisë flet për “përkeqësim të situatës”
-
Ukraina rikthen tokat e pushtuara në veri të Avdiivkas
-
Rusia thotë se Avdiivka është nën kontrollin e saj të plotë
-
Ukraina tërhiqet nga një prej qyteteve kryesore, ndryshimi më i madh i luftës qe 1 vit
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut