Trupat ruse kanë vendosur kontroll të plotë mbi qytetin ukrainas Avdiivka dhe kanë avancuar 8.6 km në atë pjesë të vijës së frontit, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të dielën, duke cituar ministrinë e mbrojtjes.
Sipas Reuters, Rusia pretendoi pushtimin e qytetit ukrainas të Avdiivkas pasi Ukraina u tërhoq, por Moska tha se disa trupa ukrainase ishin ende të ngujuara në një fabrikë të madhe, pas një prej betejave më intensive të luftës, shkruan The Guardian.
Kjo llogaritet të jetë fitorja më e madhe e Rusisë për muaj të tërë lufte në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm