Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia merr nën kontroll edhe një fshat pranë Avdiivkas

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur të martën se forcat e saj kanë bërë progres të mëtejmë në lindje të Ukrainës, duke marrë nën kontroll edhe fshatin Sieverne, afër Avdiivkas, raportoi Reuters.

Ministria ka bërë të ditur përmes një deklarate, se forcat e saj kanë kapur fshatin Sieverne, duke "zënë linja dhe pozicione më të favorshme" dhe goditi përqendrimin e fuqisë punëtore dhe pajisjeve ukrainase pranë tre vendbanimeve të tjera".

Marrja nën kontroll e Avdiivkas pas disa muajsh luftime, ishte arritja më e madhe e Rusisë, që kur mori qytetin e Bakhmutit në majin e vitit të kaluar.