Instituti Amerikan i Luftës (ISW) ka konfirmuar sulmet e para ukrainase me sistemin amerikan ATACMS ndaj territorit rus. Në raportin e publikuar të mërkurën, Instituti bërë me dije se janë goditur disa depo municionesh në rajonin Bryansk të Rusisë.
Nëpërmjet këtij sistemi amerikan, Ukraina do të jetë në gjendje të kryejë kundërofensiva të rëndësishme operacionale, thotë tutje raporti, duke theksuar se sulmet do të mund të shtoheshin “me kusht që Perëndimi të përforcojë ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës”.
Aty u theksua edhe përparimi i trupave ruse në ditët e fundit.
“Forcat ruse përparuan së fundmi në pjesën kryesore të Ukrainës në rajonin e Kurskut dhe në zonën kufitare të rajonit Donetsk-Zaporizhzhia dhe forcat ukrainase së fundmi përparuan në veri të qytetit Kharkiv”, thuhet në raport.
U përmend edhe nënshkrimi i doktrinës së përditësuar nga presidenti Vladimir Putin, si përgjigje ndaj vendimeve të administratës së Joe Bidenit për të lejuar Ukrainën t’i përdorë sistemet ATACMS.
Të martën është shënuar dita e 1000-të e luftimeve në Ukrainë.
-
Ukraina ka sulmuar Rusinë me raketa amerikane, thotë Kremlini
-
WSJ: Pentagoni e ka bllokuar Ukrainën që të kryejë sulme thellë brenda Rusisë
-
Rusia humbi më tepër këmbësori në përpjekje për të pushtuar Ukrainën, thotë raporti amerikan
-
Kievi thotë se ka kryer sulmin më të madh ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës
-
Rusia zotohet për hakmarrje, pasi “rrëzoi tetë raketa amerikane”