Rusët po telefonojnë Ukrainën për të shikuar se si të dorëzohen ende pa u mobilizuar nga ushtria pa u dërguar në front, thotë Kievi, raporton “Daily Mail”.
Është shenjë e rënies së moralit në mesin e ushtarëve rusë.
Andrii Yusov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, ka thënë se burrat rusë të frikësuar se do të mobilizohen dhe dërgohen në front, janë duke vënë kontakt me Ukrainën nëpërmjet “linjës së dorëzimit” dhe po shikojnë se si të dorëzohen në mënyrë të sigurtë pa shkuar në vijë të frontit.
Ndërkohë videot janë duke qarkulluar se si një drejtuesi të ri të tankut i thuhet se do të vendoset në vijë të frontit në Kherson pas vetëm dy ditëve, anipse ushtaraku nuk ka ndonjë përvojë.
“Zyrtarët na thanë se nuk do të ketë stërvitje fare dhe do të dërgohemi në vijën e frontit”, ka thënë ushtaraku.
Ai ka thënë se do të dërgohet në vijë të frontit më 29 shtator.
Më tepër video janë publikuar ku dy ushtarë rusë në një fushë në Ukrainë ankohen se si janë braktisur nga komandantët pa ushqim dhe ujë dhe se do të ishte më mirë të luftonin në krah të Ukrainës.
Edhe
Rusia mobilizohet para ofensivës së re
Gjeneralët ukrainas kanë raportuar se kanë vrarë 550 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve.
Mobilizimi i pjesshëm ushtarak, të cilin e dekretoi presidenti rus Vladimir Putin, ka për qëllim të shtohen edhe 300 mijë trupa shtesë në frontin në Ukrainë.
Mirëpo, ky njoftim ka nxitur një eksod masiv të burrave nga Rusia. Kolona të gjata janë krijuar nëpër pikat kufitare të Rusisë.