Ukraina po punon për të siguruar "një hap të fortë dhe me ndikim të gjerë" drejt anëtarësimit në NATO në samitin e aleancës ushtarake në Washington në korrik, ka bërë të ditur të martën ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, ka thënë muajin e kaluar se ajo nuk pret që aleanca të lëshojë një ftesë anëtarësimi për Ukrainën në samitin e ardhshëm, raportoi Reuters.
Ndërkohë, i pyetur për qëllimet e Ukrainës për samitin e Washingtonit gjatë një konference për shtyp në internet, kryediplomati Dmytro Kuleba është shprehur se nuk do të hynte në detaje rreth diskutimeve, por se kishte "angazhim shumë aktiv" me udhëheqjen dhe aleatët e NATO-s.
“Ne mendojmë se Ukraina përmbush kriteret kryesore të anëtarësimit, që janë kapaciteti për të mbrojtur kufijtë e NATO-s. Kjo është ajo që ne po bëjmë duke mbrojtur Ukrainën. Më lejoni të them këtë, ne po punojmë shumë për të bërë një hap të fortë dhe të gjerë drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO në samitin e Washingtonit", ka thënë Kuleba.
Rusia, e cila nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kundërshton ashpër ambicien strategjike afatgjatë të Kievit për t'iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.
-
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i arritshëm, thotë Zelensky
-
Rutte thotë se Ukraina do të hyjë në NATO por nuk jep afat kohor
-
Rutte beson fuqishëm se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Ukraina do ftesën për NATO para largimit të Bidenit nga Shtëpia e Bardhë
-
Ukraina mund të bëhet pjesë e NATO-s pas përfundimit të luftës, sipas SHBA-së