Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak ka thënë në një njoftim në Twitter se qëndrimet e shtetit që ai përfaqëson nuk kanë ndryshuar në raport me Rusinë.
Negociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, ka thënë më herët se të dy palët janë "në gjysmë të rrugës" për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO.
Por negociatori i Kievit thotë se Rusia po përpiqet të "provokojë tension në media" dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar.
“Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garancitë e forta të sigurisë me formula konkrete mbeten kërkesat tona”, shkroi Podolyak në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina s’pranon kushtet e Rusisë, i vë të sajat për negociata
-
Negociatat paqësore mes Ukrainës e Rusisë janë ndërprerë
-
Rusia thotë se po bëhet përparim në negociata me Ukrainë
-
Zelensky i jep shpresë Ukrainës se Rusia po ndryshon në negociata
-
Ukraina beson se pozicioni i Rusisë tash është më konstruktiv