Ukraina dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie të martën, që përfshin dorëzimin e 30 avionëve luftarakë F-16 për ushtrinë ukrainase, ka raportuar TheGuardian.
Marrëveshja u nënshkrua mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit belg, Alexander De Croo, e ajo përfshin edhe ndihma në vlerë prej 977 milionë eurove.
“Dokumenti përfshin të paktën 977 milionë euro ndihmë ushtarake belge për Ukrainën këtë vit, si dhe angazhimin e Belgjikës për të ofruar mbështetje gjatë afatit dhjetëvjeçar të marrëveshjes”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social X.
Ndërsa, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do t'iu kërkojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t'i lejojnë asetet e tyre ushtarake në Ukrainë.
Mbështetje për Ukrainën kanë ofruar edhe Holanda e Polonia. Autoritetet holandeze kanë premtuar se do ta pajisin ushtrinë ukrainase me sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”.
-
Ukraina në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore
-
Ukraina dëshiron të blejë sasi të mëdha të armëve nga SHBA-ja si garantim i sigurisë
-
Ukraina mund t’i mbajë disa avionë F-16 të marrë nga aleatët, thotë një oficer ukrainas
-
Ukraina dhe Finlanda nënshkruajnë marrëveshjen e sigurisë
-
Danimarka zotohet ta ndihmojë Ukrainën me F-16