Pas Holandës, edhe Danimarka ka bërë të ditur se do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, derisa data e dorëzimit ende s’është bërë e ditur, raportoi AP të dielën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ky veprim i këtyre dy shteteve është motivim i rëndësishëm për forcat e vendit të t ij, që janë përfshirë në një kundërofensivë totale ndaj Rusisë.
Këto deklarime Zelensky i bëri në Holandë, ku ka zhvilluar takim me kryeministrin Mark Rutte, me të cilin i vizituan dy baza ajrore. Ukraina ka kërkuar prej kohësh që të furnizohet nga vendet perëndimore me artileri të rëndë tokësore dhe avionë luftarakë për ta ndaluar hovin e agresionit rus.
Avionët F-16 prodhohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe konsiderohen armatim ajror modern.
SHBA-ja e ka furnizuar me disa sosh muajt e kaluar Ukrainën.
-
Ukraina merr aeroplanët e parë luftarakë amerikanë F-16
-
Ukraina në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore
-
Ukraina pranon avionët e parë F-16
-
Ukraina mund t’i mbajë disa avionë F-16 të marrë nga aleatët, thotë një oficer ukrainas
-
Ukraina përfiton mbështetje në vlerë prej 977 milionë eurove nga Belgjika