Zëdhënësi ukrainas i Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko tha se deklarimet ruse për gatishmëri për të negociuar, janë vetëm përpjekje për të blerë kohë.
Siç raportoi BBC-ja të mërkurën, Nikolenko tha se sikur Rusia të ishte e gatshme për të negociuar, nuk do të digjte qytete, fshatra, të vriste civilë e të shkatërrojë infrastrukturën energjetike.
Sipas zëdhënësit ukrainas, zyrtarët rusë i përmendin bisedimet “sa herë që trupat ruse mposhten në fushën e betejës”.
“Duke u shtirë si të gatshëm për dialog, Federata e Rusisë po përpiqet të blejë kohë për t’i rigrupuar njësitet, për t’i përgatitur rusët e sapomobilizuar, për t’i zgjidhur problemet e mungesës së armëve, për t’i eliminuar mangësitë e logjistikes dhe më pas me forca të reja, të drejtohen me valë të reja agresioni”, tha Nikolenko.
Ky skenar rus, sipas zyrtarit ukrainas, është i ngjashëm me atë të 2014-s, kur nisi pushtimi i Krimesë.
Nikolenko theksoi se Ukraina i ofroi vazhdimisht mundësi për të negociuar, por “Kremlini ose kërkoi t’iu bindej ultimatumeve të tij, ose kreu një tjetër akt gjenocidi”.
Edhe
Kremlini: Ukraina të negociojë tani ose rrezikon më shumë territor
Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi të mërkurën se Rusia është e gatshme për negociata me Ukrainën. Ajo tha se negociatat duhet zhvilluar, “bazuar në situatën momentale”
Paraprakisht, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se me Rusinë mund të negociohet vetëm kur presidenti rus, Vladimir Putin, “t’i plotësojë kushtet”.