Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se teksa trupat ukrainase po avancojnë në rajonin Kursk në Rusi, deri tash i kanë kapur 100 ushtarë rusë.
Në një shkrim në Twitter ai ka thënë se pavarësisht avancimit brenda Rusisë, “Ukraina nuk po e harron frontin lindor për asnjë sekondë”.
“Jemi duke avancuar në rajonin e Kurskit, një deri dy kilometra në zona të ndryshme, që nga nisja e ditës. Kemi kapur më shumë se 100 ushtarë rusë gjatë kësaj periudhe. Jam falënderues për të gjithë të përfshirët; kjo do të përshpejtojë rikthimin e djemve e vajzave tona në shtëpi”, ka shkruar ai.
Ukraina të martën ka insistuar se nuk e ka synim t’i mbajë territoret ruse.