Ushtria e Ukrainës deklaroi se është e gatshme për sulme të mundshme nga Bjellorusia, raportoi mediumi ukrainas “TheKyivIndependent”, të enjten.
Në njoftim u tha se Ukraina po merr masa për t’i siguruar trupat e saj që të jenë të gatshme në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.
Ditë më parë, Bjellorusia e Rusia njoftuan për një grup të përbashkët ushtarak, që do të vendoset në territorin bjellorus.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, deklaroi se grupi do të ketë vetëm “qëllime mbrojtëse”, duke shtuar se kanë marrë kërcënime serioze nga Ukraina për sulme.
"Në lidhje me përshkallëzimin në kufijtë të Rusisë dhe Bjellorusisë, u dakorduam për vendosjen e një grupi rajonal të Federatës Ruse dhe të Republikës së Bjellorusisë. Nëse niveli i kërcënimit arrin nivelin aktual si tani, po fillojmë ta angazhojmë grupin e Shtetit të Bashkimit", u shpreh Lukashenko.
-
Kërcënim shtesë për Ukrainën, Lukashenko e Putini me grup të përbashkët ushtarak
-
Bjellorusia shton prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën
-
Gati një e treta e ushtrisë bjelloruse është vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën
-
Edhe Bjellorusia pjesë e stërvitjes ushtarake bërthamore të Rusisë
-
Lukashenko: Rrezik i lartë për incidente ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën